Lajme

“Përse dezinformon Edi Rama?” – Melazim Koci ngre dyshime për skenar politik

Analisti Melazim Koci ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, lidhur me numrin e protestuesve në Tiranë.

Koci e akuzoi Ramën për dezinformim, duke thënë se protestat nuk kanë pasur kurrë më shumë se 2 mijë pjesëmarrës, ndonëse Rama deklaroi se në kulmin e tyre kishte deri në 8 mijë protestues.

Sipas Kocit, deklaratat e Ramës mund të kenë për qëllim dekurajimin e protestuesve ose krijimin e një klime për zgjedhje të parakohshme dhe forcim të pushtetit.

Postimi i plotë:

Përse dezinformon Edi Rama?

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbrëmë dezinformoi: tha se në pikun e protestave ishin 8 mijë veta, ndërsa tani kanë rënë në 2 mijë.

Në Tiranë asnjëherë nuk ishin më shumë se 2 mijë veta.

Pse e bëri Rama këtë?

Për të dekurajuar protestuesit potencial apo mbase synon provokimin e zgjedhjeve të parakohshme, shtimin e mandateve dhe cimentimin e pushtetit në përmasat e monarkisë?

Nëse kemi të bëjmë me këtë të dyten, atëherë ky është instrumentalizim i protestave për qëllime politike dhe të pushtetit.

Pavarësisht epilogut dëmi është bërë: aktualisht Shqipëria në botë identifikohet me “betejen” për mbrojtjen e flamingove, breshkave, zhapinjëve dhe mjerisht me parullën:

“Ivanka go home”.

Kjo nuk i ben nder askujt.

Të Ngjashme