Izraeli vazhdon sulmet e tij në të gjithë Libanin jugor, me Agjencinë Kombëtare të Lajmeve të vendit që raporton për pesë viktima dhe lëndime gjatë gjithë ditës.
Sulmet goditën disa qytete, duke përfshirë al-Kharayeb, Khraibeh, Zifta dhe Srifa, ndërsa avionët luftarakë dhe dronët izraelitë bombarduan zonat civile, raporton Al Jazeera,
Viktimat ndodhën në sulmet ajrore që synonin një qendër strehimi në qytetin Zefta, si dhe afërsinë e një salle kongregacioni shiit, një shkolle publike dhe qendrën e qytetit, tha agjencia shtetërore e lajmeve NNA.
Përkundër një armëpushimi fragjil i cili filloj më 17 prill, Izraeli ka vazhduar sulmet në Liban, duke lënë të vrarë të paktën 3,613 njerëz, dhe duke plagosur 11,072 të tjerë.
Sulmet kanë detyruar të paktën 1 milionë njerëz të zhvendosen nga shtëpitë e tyre që nga 2 marsi.
