Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Pikë-kalimet kufitare vazhdojnë të mbesin të bllokuara

 
   

Pikë-kalimet kufitare në Jarinjë, Bërnjak dhe Merdare vazhdojnë të mbesin të bllokuara për kamionë dhe autobusë nga Kosova.

Rrugët janë bllokuar dje, nga qytetarë të cilët po protestojnë disa kilometra në brendi të Serbisë.

Autoritetet kosovare kanë ftuar udhëtarët që vijnë në Kosovë nëpërmjet Serbisë, t’i shmangin këto pikë-kalime kufitare dhe të përdorin atë në Mutivodë dhe Dheu i Bardhë.

Asnjë kamionë e autobusë udhëtarësh nga Kosova nuk ka kaluar në drejtim të Serbisë, që nga dje, në pikën kufitare në Merdare. Këtë e kanë konfirmuar për Radio Kosovën zyrtarë nga ky vendkalim kufitarë.

Situata e njëjtë është edhe në pikë-kalimin kufitar në Jarinjë e Bërnjak të cilat po ashtu vazhdojnë të jenë të mbyllura, pas protestave në Serbi.

Selim Gjeloci, transportues, tregoi se nga Mendarja, rreth 20 kilometra në brendi të Serbisë u detyrua të kthehet pas bllokadave në rrugë.

Kurse Dragan Kozmanoviq, një qytetar që hyri nga Serbia në Kosovë tha se veturat mund të kalojnë lirshëm përkundër pengesave.

 “Rruga është e lirë për ne që kalojmë me vetura. Nuk ka probleme. Pritë 3-4 minuta dhe kaluam. Kamionë nuk ka në rrugë, ndoshta se njerëzit e dinë se nuk mund të kalojnë”, ka thënë Kozmanoviq.

Që nga 14 qershori edhe Kosova ka ndaluar hyrjen e kamionëve me mallra nga Serbia.

Valent Topalli, njëri nga transportuesit, kërko që t’iu lejohet që sa më parë të hyjnë në Kosovë.

 
 
 
 
 

Related posts
Lajme

​Një metër dru po shitet deri në 65 euro, qytetarët ankohen për çmimin dhe mashtrimet në matje

Lajme

Osmani dhe Taha flasin për njohjen e Kosovës nga shtetet e OIC-së

Lajme

Tensione në kufirin Liban-Izrael: Sulme me bomba tymuese

Lajme

Gërvalla takon kryediplomatin Gerapetritis: Greqia është aktor kryesor në rajonin tonë