Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Plaçkitet qytetari në Graçanicë, po shkonte në bankë për t’i deponuar paratë

Një person ka raportuar se derisa po shkonte në bankë për t’i deponuar paratë nga pazari ditor, një veturë e ka goditur veturën e tij nga prapa.

Sipas tij dy të dyshuarit i kanë kërkuar që të skajohet rrugës për t’ia kompensuar dëmin. Por, njëri nga ta e ka hapur derën e veturës së viktimës dhe ia ka vjedhur paratë.

Rasti është duke u hetuar, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Njoftimi i plotë i policisë:

VJEDHJE/Graqanicë 04.07.2023 – 15:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa kishte qenë duke shkuar në bankë për ti deponuar paratë e pazarit ditorë me veturën e tij, një veturë tjetër e kishte goditë mbrapa veturën e tij dhe i kishte shkaktuar dëme të vogla materiale. Në atë veturë kishin qenë dy persona dhe viktimës i kishin kërkuar të skajohet skaj rrugës dhe të bisedonin për kompensim dëmi. Viktima derisa kishte qenë duke biseduar me drejtuesin e asaj veture, tjetri person ja kishte hapë derën e veturës së viktimës dhe ja kishte vjedhur një shumë të parave në euro dhe më pas të dy personat ishin larguar me veturë në drejtim të panjohur. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori.