Play-offi në Ligën NBA ka dhënë surprizën e parë mbrëmjen e kaluar falë Minesotës, e cila gjeti forcat për të eliminuar Denverin.
Timberwolves u fut në këtë seri si skuadër e gjashtë ndërsa përballë kishte ekipin e Jokiçit, të cilët mbyllën sezonin e rregullt në vendin e tretë.
Ujqit e Minnesottas triumfuan 110-98 për ta fituar serinë e Play-Offit me rezultat të përgjithshëm 4-2.
Ekipi nga Mineapolis u tregua më i fortë se lëndimet që e mundonin duke lënë jashtë emra soi Anthony Edwards, Donte DiVincenzo dhe Ayo Dosunmu, por arriti që të kalonte falë Jaden McDaniels, i cili i shënoi 32 pikë dhe 10 kërcime. Kontributi i tij ishte i vlefshëm edhe në mbrojtje pasi limitoi Jokiçin e Murrayn të cilët bashkë i shënuan 40 pikë.
New York Knicks kreu punën që në periudhën e parë për të kaluar tutje pas fitores 140-89 ndaj Atlanta Hawks, për ta marrë serinë prej 4:2 në Lindje.
Lojtarët më të vlerësuar në metropolin amerikan ishin OG Anunoby me 29 pikë dhe Mikal Bridges me 24 sosh.
Edhe pse në fillim të kësaj faze nuk pritej, Sixers kanë detyruar Celtics që të luhen shtatë ndeshje për të vendosur se cila mes tyre do të kalojë për më tej. Philadelphia falë Tyrese Maxey fiton bindshëm përballë Boston ndeshjen e gjashtë duke zhvlerësuar avantazhin që kishin krijuar rivalët pak ditë më parë kur dërguan serinë 3-1.
Ndeshjet
PHILADELPHIA 76ERS-BOSTON CELTICS 106-93 (3-3)
ATLANTA HAWKS-NEW YORK KNICKS 89-140 (2-4)
MINNESOTA TIMBERWOLVES-DENVER NUGGETS 110-98 (4-2)
