Aktuale

Plumbi i ka prekur venën kryesore në këmbë, dërgohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë

Dërgohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës 35-vjeçari, Brian Syzo, i cili ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë nga Nikolla Agolli mesditën e sotme në Pogradec.

Burime bëjnë me dije se Syzo ka marrë plagë në venat e këmbës, e për shkak të gjendjes së tij të rënduar është vlerësuar nga mjekët se duhet të dërgohej në kryeqytet.

See also  Gaz lotsjellës i skaduar dhe dhuna në protestën e opozitës/ Bardhi: Ushtari i Suel Çelës, Ilir Proda dhe Koçiu të japin llogari!Të dy personazhet e përfshirë në këtë ngjarje janë persona të njohur për policinë ndërsa vitin e kaluar vëllai i Brian Syzo, Sindi Syzo ka goditur mbi 30 herë me thikë Nikolla Agollin, i cili ditën e sotme ka qëlluar me armë zjarri 35-vjeçarin.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes së sotme në Qafë-Thanë ndërsa pritet të kuptohet më tej për lidhur me shkaqet e përshkallëzimit të situatës.

See also  Rrëfehet autori 28-vjeçar i vrasjes së Jani Aliajt: Nëse nuk do e vrisja unë …

Të Ngjashme