Lajme

“Po ëndërroni ta rrëzoni Kurtin” – Aliçkaj me deklaratë të fortë pas kritikave të Bajramit

Pas deklaratës së deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila ngriti pikëpyetje se pse Albin Kurti po e çon vendin vazhdimisht drejt zgjedhjeve dhe kujt i shërben një Kosovë pa Kuvend funksional e pa institucione legjitime, ka ardhur reagimi i ashpër i Agim Aliçkajt.

Ai ka kundërshtuar pretendimet e Bajramit, duke thënë se Kurti nuk ka nevojë për zgjedhje, pasi, sipas tij, i ka fituar tri palë zgjedhjet e shkaktuara nga opozita, ndërsa akuzoi këtë të fundit për bllokim të institucioneve dhe të vullnetit të qytetarëve, përcjell “Bota sot”.

Reagimi i plotë

Kë mendon për ta mashtruar, znj. Hykmete Bajrami? Veç veten. KM Albin Kurti nuk ka nevojë për zgjedhje. Ai i ka fituar tri palë zgjedhjet e shkaktuara nga opozita- humbësit e zgjedhjeve.

Ajo personalisht me hordhitë anti-demokratike po e bllokojnë vullnetin e popullit dhe shtetin. E knaqën Lista srpsken me të cilën “nuk ka problem”, znj. Bajrami.

Pse nuk e pranojnë ofertën për kompromis të KM Albin Kurti për president konsensual e jopartiak?!

Pse nuk e propozojnë kandidatin e tillë dhe pse nuk deklarohen se do të qëndrojnë në sallë për të votuar, detyrë me të cilën i ka ngarkuar populli?

Pse?

Sepse shohin ëndërra se duke e bërë shtetin lëmësh e “rrëzojnë” Kurtin.

Çfarë mjerana e dështaka!

Populli nuk mashtrohet me manovrime cirkusi, shpifje dhe pallavra hava!

Të Ngjashme