Lajme

Policia e Kosovës merr pjesë në Punëtorinë Rajonale mbi Teknikat e Mbrojtjes

Policia e Kosovës ka marrë pjesë në Punëtorinë e Dytë Rajonale mbi Teknikat e Mbrojtjes, e cila u mbajt më 15–16 shtator 2026 në Shkup.

Njoftimi:

Ky aktivitet i rëndësishëm u organizua në kuadër të Asociacionit Rajonal të Akademive Policore/Qendrave të Trajnimit të Evropës Juglindore (RAPATC SEE).

Ekipi ynë, i përbërë nga një instruktor i Policisë së Kosovës dhe dy kadetë policorë, mori pjesë aktive në sesionet profesionale dhe ushtrimet praktike të kësaj punëtorie.

Ky aktivitet shërbeu për shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e aftësive profesionale përmes ushtrimeve praktike me partnerët rajonalë.

Të Ngjashme