![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/06/policia-e-kosoves-mohon-se-eshte-penguar-nga-kfor-i-ne-leposaviq_64901dae835c5.jpeg?resize=750%2C375&ssl=1)
Policia e Kosovës ka mohuar raportimet e sotme që Njësia Speciale e PK-së, nuk është lejuar të shkoj në Leposaviq nga KFOR-i.
Zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani i ka thënë Telegrafit se të gjitha njësitë policore janë duke kryer detyrat e tyre në teren.
“Ju informojmë se të gjitha njësitet policore të planifikuara dhe të caktuara në detyrë zyrtare, janë duke kryer detyrat e tyre në terren”, ka thënë Kelani.
Sot në media është raportuar se ushtarët e KFOR-it, kanë ndaluar Njësinë Speciale për të shkuar në Leposaviq, dhe se një bllokadë e tyre është vendosur tek baza e “Nothing Hill” në hyrje të Leposaviqit.