Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Policia e Kosovës shton masat e sigurisë në Ferizaj, Kaçanik , Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit – arrestohen 9 persona

Policia Rajonale e Ferizajt nga data 08.08.2023 ka shtuar masat e sigurisë në rajonin e Ferizajt, ku janë angazhuar të gjitha stacionet e rendit : Ferizaj, Kaçanik , Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit dhe njësitet nga Sektori i Hetimeve Rajonale, Njësia e Reagimit të Shpejtë dhe Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.

Në një njoftim për media thuhet se aktivitetet dhe patrullimet policore, kryesisht janë fokusuar në qendra urbane, në ato pjesë ku ka më shumë lokale, kafiteri, bare nate dhe frekuentim më të madh të qytetarëve.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se Policia Rajonale me kohë i ka koordinuar detyrat e saj me organet e drejtësisë, për trajtimin e rasteve eventuale që mund të iniciohen gjatë zbatimit të këtij plani.

Nga data : 08-11/08/2023 ka realizuar këto aktivitete: Janë realizuar 147 patrullime në zona urbane, janë realizuar 226 pika kontrolli të automjeteve, janë realizuar 26 pika kontrolli me alkool test, janë realizuar 67 pika kontrolli me radar, janë kontrolluar 1,645 vetura, janë legjitimuar 1,895 persona, janë kontrolluar 21 lokale, janë arrestuar 9 persona, janë konfiskuar 5 armë të zjarrit dhe sasi e municionit.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se Policia Rajonale e Ferizajt do të shtojë kontrollet policore ndaj personave, automjeteve dhe lokaleve me qëllim të gjetjes dhe konfiskimit të gjërave të ndaluara me theks të veçantë armëve dhe mjeteve tjera të rrezikshme për jetën.

Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët për bashkëpunim . Për të gjitha rastet kriminale të lajmërojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital.

‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.


Related posts
Lajme

​Një metër dru po shitet deri në 65 euro, qytetarët ankohen për çmimin dhe mashtrimet në matje

Lajme

Osmani dhe Taha flasin për njohjen e Kosovës nga shtetet e OIC-së

Lajme

Tensione në kufirin Liban-Izrael: Sulme me bomba tymuese

Lajme

Gërvalla takon kryediplomatin Gerapetritis: Greqia është aktor kryesor në rajonin tonë