Lajme

Policia jep detaje për incidentin në Ferizaj: 15-vjeçari u rrëzua pa ndjenja gjatë edukatës fizike

Një nxënës ka humbur jetën rreth orës 15:15, në shkollën e mesme “Kuvendi i Arbërit”, në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj.

Lajmi për IndeksOnline e ka konfimuar zëdhënës polici për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli ku njoftoj se 15-vjeçari është rrëzuar pa ndjenja gjatë edukatës fizike.

Me datë 17.04.2026, rreth orës 15:15, është pranuar një informatë se në shkollën e mesme “Kuvendi i Arbërit”, në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, një nxënës mashkull (15 vjeç), në rrethana ende të panjohura, është rrëzuar pa ndjenja në sallën e edukatës fizike.

I njëjti është dërguar me urgjencë në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ku, sipas mjekut kujdestar, pavarësisht trajtimit mjekësor, ka ndërruar jetë.

Lidhur me rastin janë njoftuar Njësia e Hetimeve e stacionit, hetuesit rajonalë dhe krimteknikët, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Për informata shtesë do të njoftoheni përmes raportit vijues”, ka thënë Veseli.

Tragjike në Ferizaj: Nxënësi 15-vjeçar humb jetën gjatë orës së edukatës fizike 

Të Ngjashme