Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Policia jep detaje për sulmet e djeshme ndaj mediave në veri

 
   

Policia ka dhënë detaje në lidhje me sulmet e djeshme të protestuesve serbë ndaj mediave kosovare në veri të vendit.

Sipas policisë, bëhet fjalë për tri raste në tri komuna veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Kryesisht kemi të bëjmë me dëmtim të veturave mediale.

“Zveçan 29.05.2023 – 11:00- 13:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se derisa ka qenë duke filmuar protestën në Zveçan, kur janë kthyer tek automjeti i tyre kanë vërejtur se u është hequr targa nga automjeti dhe me sprej kanë shkruar katër S, dhe në parafango është hedhur ngjyrë”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Leposaviq 29.05.2023 – 14:00. Ankuesit kosovarë kanë raportuar se në automjetet e mediave kanë gjetur të shkruar simbole nacionale serbe katër S, goma të dëmtuara si dhe ngjyrë të kuqe. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

“Zubin Potok 29.05.2023 – 15:30. Është raportuar se në afërsi të qytetit është djegur një automjet që dyshohet se është djegur nga protestuesit që kanë marrë pjesë në Zubin Potok. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin policor.