Lajme

Policia publikon bilancin e 24 orëve: 58 aksidente, 1,727 tiketa dhe 13 të arrestuar

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, ku janë evidentuar dhjetëra aksidente trafiku dhe mbi 1,700 tiketa të shqiptuara.

Sipas të dhënave, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 58 aksidente trafiku, prej të cilave 25 me persona të lënduar dhe 33 me dëme materiale. Për fat të mirë, nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, transmeton “Bota sot”.

Në kuadër të aktiviteteve policore, janë shqiptuar gjithsej 1,727 tiketa trafiku, ndërsa janë arrestuar 13 persona.

Nga personat e arrestuar, 8 janë dërguar në mbajtje. Ndërkohë, nuk është regjistruar asnjë person në ndalim policor dhe asnjë person në vuajtje të dënimit.

Të Ngjashme