Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka përfunduar me sukses Kursin për Mbrojtje të Afërt, të realizuar në bashkëpunim me Policinë Ushtarake Gjermane.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se trajnimi ka ndikuar në avancimin e aftësive profesionale dhe operacionale të pjesëtarëve të FSK-së në fushën e mbrojtjes së afërt.
Sipas tij, përmes këtij kursi, pjesëtarët janë përgatitur në përputhje me standardet e larta ndërkombëtare.
“Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës dhe asaj të Gjermanisë vazhdon të kontribuojë në ngritjen e kapaciteteve dhe profesionalizmit të FSK-së”, ka deklaruar Maqedonci.
