Detaje tronditëse janw zbuluar mbrëmjen e sotme në studion e Top Story, në lidhje me tre vajzat dhunuese të 17-vjeçares në Fier.
Gazetari Eraldo Harlica u shpreh se vajzat në fjalë, pas denoncimit të bërë në polici të rastit të dhunës, kanë ftuar në një hotel një polic, dhe pasi është futur në dhomë i kanë bërë foto dhe video dhe e kanë shantazhuar se do t’ia postonin në rrjet nëse nuk u jepte para.
E më tej ai tha se ato bashkë me të dashurit e tyre ishin një rrjet i mirëfilltë shantazhi, duke e aplikuar këtë teknikë edhe në raste të tjera.
See also Arrestimi i Maduros, Berisha: Rama ka ndërruar emrin…! Sipas tij problemi i Venezuelës është se ka naftë dhe Shqipëria s’ka, por harroi se u thoshte shqiptarëve që Shpiragu noton mbi naftë“Polici ishte joshur nga vajzat, i kanë thënë që duam të flasim që të mos kishin probleme. Këto vajza e kishin thirrur dhe i kishin dhënë vendndodhjen e një hoteli, dhe aty i kanë bërë video dhe foto policit duke e shantazhuar. Dhe më pas i kanë kërkuar para duke e shantazhuar, nuk ka pasur marrëdhënie intime me sa kam dijeni, thjeshtë momenti që ka shkuar në hotel, madje i kanë marrë dhe lekë. Bashkë më te dashurit kishin rrjet shantazhet dhe gjobash. Besoj se prokuroria do dalë më akuza të reja se janë vërtetuar raste që këto vajza gjenin burra i ftonin në hotele dhe pasi i fusnin në dhomë, bënin foto dhe i shantazhonin. Madje dhe në semaforë u futeshin në makina dhe bënin foto e video dhe i shantazhonin”, tha ai.
