“Kur pashë atë bukën me djathë dhe me hudhër, më ngeli mendja tek ajo hudhra…”
Një nga çiftet më të dashur të momentit padiskutim që janë Kiara Tito dhe Luiz Ejlli. Që brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 2”, ata fituan pëlqimin e fansave dhe tani gjithçka që ata bëjnë përbën lajm në rrjet.Kiara dhe Luizi janë mjaft aktiv në profilet e tyre në rrjetet sociale, ku nuk mungojnë postimet me njëri-tjetrin. E sigurisht që postimet e tyre bëhen menjëherë virale në rrjet.
Së fundmi, moderatorja e njohur ka postuar në “Instastory” një fotografi ku tregonte se çfarë po hante.
“Bukë e djathë dhe hudhra. Ke inat Luiz?”, ka shkruar Kiara krahas fotos ku ka etiketuar edhe partnerin e saj.
Moderatorja më pas ka ndarë me mijëra ndjekësit e saj edhe një voice që Ejlli i ka dërguar pasi ka parë ‘story-n’ e saj.
“Kur pashë atë bukën me djathë dhe me hudhër, më ngeli mendja tek ajo hudhra po a di se jam duke menduar se sa mirë që je me nerva me mua për atë punën e smartit, se kështu i bie se ke më kthyer shpinën kur të flemë. Kështu që fle rehat, nuk e ndjej hudhrën”, dëgjohet të thotë këngëtari i dashur për publikun, i cili në fund qesh.