Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Prej tre ditësh pa kontakte me familjen, publikohet fotoja e zyrtares së policisë e zhdukur në Kosovë

 
   

Një zyrtare e Policisë së Kosovës u raportua e zhdukur nga familjarët e saj në Rahovec.

Ajo të dielen u largua nga shtëpia dhe që prej asaj dite nuk ka pasur kontakt me familjarët.

Ky rast u konfirmua edhe nga autoritetet policore, që thanë se kanë nisur tashmë hetimet.

 Image
 Valdete Jakupi 
 

Mediat raportojnë se bëhet fjalë për zyrtaren policore Valdete Jakupi, e cila u denoncua e zhdukur nga vajza e saj.