Presidennti kinez Xi Jinping e ka krahasuar transformimin e Shenzhen-it, qytetit jugor që pret samitin e Apec-ut, me marrëdhëniet SHBA-Kinë.
“Në harkun kohor të pak më shumë se 40 viteve, një fshat i vogël peshkimi është rritur në një metropol ndërkombëtar”, i tha Xi Trumpit.
Ajo që fshihet pas transformimit është guximi për të “hapur terren të ri, për të eksperimentuar dhe për të marrë drejtimin”, tha ai. “Dhe sigurisht, kjo do të thotë edhe të punosh shumë.”
Në një mënyrë të ngjashme, ndërtimi i një “marrëdhënieje konstruktive Kinë-SHBA” është gjithashtu një “ndërmarrje pioniere pa precedent”, shtoi ai.
“Edhe kjo kërkon që ne të guxojmë të hapim rrugë të reja dhe të eksperimentojmë, të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe ta çojmë punën tonë deri në një përfundim të suksesshëm.”
Suksesi i Shenzhenit, që është qendra teknologjike e Kinës, u përshëndet nga Xi dje gjatë fjalimit të tij drejtuar udhëheqësve të biznesit dhe politikës në mbarë botën.
