Lajme

SHBA dhe Venezuela nënshkruajnë marrëveshje për rikthimin e bashkëpunimit ushtarak

Shtetet e Bashkuara dhe Venezuela kanë nënshkruar një marrëveshje për të rivendosur lidhjet ushtarake që do të përfshijnë nga kryerja e stërvitjeve të përbashkëta deri te shkëmbimi i inteligjencë.

Lajmin e bëri te bëri të ditur të mërkurën Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, në Karakas, gjatë një vizite tek udhëheqësit e përkohshëm të vendit të Amerikës së Jugut.

Hegseth lavdëroi mënyrën se si forcat amerikane kapën në janar presidentin e atëhershëm të Venezuelës, Nicolás Maduro , duke i thënë një audience diplomatësh dhe zyrtarësh ushtarakë nga të dy vendet se tani Venezuela “është shndërruar nga kërcënimi ynë më agresiv rajonal në një partner sigurie të bindur”.

Vizita e Hegseth, e fundit në një seri ndalesash në Venezuelë nga anëtarët e kabinetit të Presidentit Donald Trump, nënvizon përpjekjet e administratës amerikane për të thelluar ndikimin e saj në vendin e Amerikës së Jugut, shkruan AP.

Trump tha në gusht se Hegseth ndihmoi në ndërmjetësimin e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që SHBA-të të merrnin kontrollin e disa rezervave të naftës venezueliane .

Të Ngjashme