Lajme

KOMF dhe Rrjeti i Grave të Kosovës protestojnë kundër ndarjeve buxhetore për shërbimet sociale

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) dhe Rrjeti i Grave të Kosovës do të mbajnë sot protestë në Prishtinë, lidhur me ndarjet aktuale buxhetore për shërbimet sociale.

Protesta do të mbahet në sheshin “Ibrahim Rugova”, ndërsa organizatorët janë dy rrjete të organizatave joqeveritare që përfaqësojnë gjithsej 143 organizata anëtare.

KOMF përbëhet nga 35 organizata anëtare, ndërsa Rrjeti i Grave të Kosovës ka 108 organizata anëtare.

Përmes kësaj proteste, organizatat synojnë të tërheqin vëmendjen ndaj çështjes së financimit të shërbimeve sociale dhe ndarjeve buxhetore për këtë sektor.

Të Ngjashme