Lajme

Presidentja Shiroka Pula priti në takim Besiana Kadarenë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti sot në takim Besiana Kadarenë, me të cilën bisedoi për trashëgiminë letrare dhe kulturore të shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare.

Takimi u zhvillua në kuadër të hapjes së ekspozitës “Kosova e Kadaresë”, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, kushtuar 90-vjetorit të lindjes së shkrimtarit.

Presidentja Shiroka Pula vlerësoi rëndësinë e kësaj ekspozite për kujtimin e veprës së Ismail Kadaresë, njohjen e lidhjeve të tij me Kosovën dhe ndikimit të letërsisë së tij në kulturën shqiptare dhe më gjerë.

Të Ngjashme