Lajme

Pretendimet për rrahje në Kuvendin e Mitrovicës, Peci tregon si nisi konflikti

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar pas pretendimeve për një përleshje fizike në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, duke i cilësuar ato si të pavërteta.

Përmes një postimi, Peci ka njoftuar se nuk ka pasur rrahje, ndërsa ka thënë se për këtë ekzistojnë edhe dëshmi përmes video-incizimeve.

Sipas versionit të paraqitur nga Peci, konflikti verbal fillimisht është nxitur nga dy asambleiste të PDK-së, në drejtim të drejtorit për Kulturë, Rini dhe Sport, Gazmend Asllani.

Ai ka pretenduar se reagimi i asambleisteve erdhi pasi drejtori Asllani rikujtoi keqpërdorimet gjatë qeverisjes së kaluar, për të cilat, sipas tij, ishte arrestuar ish-drejtori nga radhët e PDK-së.

Peci ka theksuar se qeverisja e tij nuk do të ndikohet nga kërcënimet.

Të Ngjashme