Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka dhënë një vendim që mund të shërbejë si precedent jurisprudencial për raste të ngjashme të prishjes së ndërtimeve pa leje ose të objekteve të ngritura në kundërshtim me lejen e dhënë.
Çështja lidhet me shtetasin shqiptar A.Koboçi, i cili iu drejtua Strasburgut pasi një pronë që kishte blerë dhe regjistruar në vitin 2003 ishte shembur nga autoritetet pa dëmshpërblim.
GJEDNJ pranoi se ai kishte një “pasuri” në kuptim të Konventës, por bëri një dallim të qartë mes regjistrimit të pronësdhe ligjshmërisë së ndërtimit.
NEWS E RËNDË në Sarandë! Gruaja bie nga kati i tretë i pallatit, VDES në sallën e operacionitNë rastin konkret, leja fillestare parashikonte vetëm një objekt të përkohshëm njëkatësh për biznes të vogël, ndërsa objekti i shembur ishte një ndërtesë katërkatëshe prej betoni, e konsideruar nga gjykatat shqiptare si ndërtim i ri i paligjshëm.
Strasburgu vlerësoi se prishja e ndërtimeve të paligjshme është një ndërhyrje që mund të justifikohet nga interesi publik, për sa kohë ajo mbështetet në ligj dhe është proporcionale. Në rastin e Koboçit, Gjykata arriti në përfundimin se shembja nuk i kishte vendosur atij një barrë të tepruar.
NEWS ZJARR NË VLORË! Shkrumbohet mjeti në kantierin e resortit të ri në Akërni. Zbardhen prapaskenat e para.Vendimi merr rëndësi të veçantë edhe për raste të tjera në Shqipëri, pasi përcakton se fakti që një objekt është blerë me kontratë dhe figuron i regjistruar në kadastër nuk e legalizon automatikisht ndërtimin dhe nuk krijon vetvetiu të drejtë për dëmshpërblim nga shteti në rast shembjeje.
Kjo do të thotë se në procese të ardhshme për prishjen e objekteve të paligjshme, autoritetet dhe gjykatat mund t’i referohen këtij standardi të Strasburgut, veçanërisht kur pronari mbështet pretendimin për kompensim vetëm te kontrata e blerjes ose regjistrimi i pronës.
NEWS Thellohet tr*gjedia në Shkodër, gjendet e pajetë nëna me dy fëmijët në banesën e shkrumbuar, sapo ishin kthyer nga GjermaniaGJEDNJ vuri në dukje gjithashtu se Koboçi mund të kërkonte dëmshpërblim nga personi që ia kishte shitur pronën dhe që mbante përgjegjësi për ndërtimin e paligjshëm, duke e konsideruar këtë një rrugë juridike që mbetej e hapur.
Për këto arsye, kërkesa u shpall e papranueshme. Vendimi nuk do të thotë se çdo objekt i regjistruar mund të prishet pa kompensim, por krijon një pikë të rëndësishme reference për rastet kur objekti rezulton i ndërtuar pa leje ose përtej asaj që leja ka autorizuar. /skyweb.al
