Në sheshin kryesor të Prishtinës, sot u parakalua për nder të ditës së çlirimit.
Marshi simbolik u udhëhoq nga kryetari i komunës, Përparim Rama, raporton IndeksOnline.
Marshi kujtoi ditën historike të 11 qershorit të ‘99-tës.
Betimit të ushtarëve i priu amaneti i komandantit legjendar, Adem Jashari.
Gjatë gjithë ditës, në Prishtinë do të mbahen një sërë aktivitetesh.
