Protesta në Tiranë ka hyrë në ditën e 52-të radhazi, ku qytetarët janë mbledhur për të protestuar para godinës së Kryeministrisë.
Grumbullimi i qytetarëve ka nisur fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, prej nga është zhvilluar një marshim përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me destinacion godinën e Kryeministrisë.
Gjatë tubimit përpara Kryeministrisë, përfaqësues dhe pjesëmarrës në protestë po mbajnë fjalime, ku kanë artikuluar qëndrimet e tyre.
Protestuesit do të jenë në shesh edhe përgjatë muajit gusht.
“Një nga kërkesat kryesore është largimi i qeverisë aktuale, hapja e rrugës për qeverinë teknike 12-mujore dhe po ashtu zgjedhje të reja të parakohshme, ndryshime në kodin zgjedhor, ndryshimi i paketës së maleve dhe ndryshimi në ligjin për investime strategjike.
Këto janë disa nga kërkesat që protestuesit kanë thënë që do të jenë palëkundur.Madje kanë shkuar deri aty sa kanë artikuluar që do të jenë në shesh edhe përgjatë muajit gusht deri në plotësimin e këtyre kërkesave duke mos u dorëzuar dhe duke mos u lëkundur”, raportoi RTSH.
