Dhjetëra qytetarë janë mbledhur sot përpara Bashkisë Patos, në shenjë proteste kundër reformës së re administrative dhe propozimit për shkrirjen e Bashkisë Patos dhe bashkimin e saj me Bashkinë Fier.“Larg duart nga Patosi” ishte slogani që bashkoi qytetarët, të cilët shprehen kundër çdo vendimi që, sipas tyre, rrezikon të cenojë identitetin dhe të ardhmen e qytetit.
NEWS Shtrëngata në të gjitha qarqet/ Instituti i Gjeoshkencave: Rrëshqitje dheu dhe vërshime uji në zonat urbaneAta e konsiderojnë këtë reformë një tjetër hap drejt shpopullimit të Patosit dhe kërkojnë që zëri i banorëve të dëgjohet përpara se të merret një vendim për të ardhmen administrative të qytetit.‘Jemi të zhgënjyer, nuk duam të bashkohemi me Fierin”, u shpreh një nga protestuesit.
Patosi është ndërtuar dhe zhvilluar mbi industrinë e naftës, ndërsa naftëtarët kanë qenë ndër kontribuesit kryesorë në historinë dhe zhvillimin e tij. Protestuesit shprehen se qyteti nuk mund të trajtohet thjesht si një pikë në hartë dhe se nuk do të lejojnë që vendimet administrative të prekin identitetin dhe të ardhmen e Patosit.
NEWS “Besoj se më do, nëse fitoj do i jap 20 mijë euro”/ Deklarata e papritur e Rogertit te Dhoma e RrëfimitQytetarët kërkojnë që çdo ndryshim territorial të bëhet vetëm pas konsultimit me komunitetin dhe duke marrë në konsideratë historinë, kontributin dhe nevojat e banorëve të Patosit.a
