Aktuale

Protestë në Lushnjë për gjendjen e spitalit, qytetarët marshojnë drejt bashkisë

Banorë të Lushnjës kanë dalë sot në protestë për të kundërshtuar gjendjen e spitalit të qytetit dhe mungesën e kushteve bazë në shërbimin shëndetësor.

Protesta është thirrur nga deputeti Saimir Korreshi, i cili u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen për të ngritur zërin mbi situatën që ndodhet spitali.

Gjatë protestës, pjesëmarrësit kanë denoncuar mungesën e kushteve dhe problematikat që, sipas tyre, ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimit ndaj pacientëve.

Protestuesit janë nisur në këmbë drejt bashkisë së qytetit, ku pritet të vijojnë protestën në shesh, duke kërkuar ndërhyrje dhe zgjidhje konkrete nga institucionet përgjegjëse.

Të Ngjashme