Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të KEK-ut, kërkojnë kthimin në kuadër të Korporatës

Punëtorët e sigurimit fizik të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kanë protestuar për shkak të mospërmbushjes së premtimit nga pushteti për kthimin e tyre në kuadër të KEK-ut.

Ata e kanë nisur protestën nga Sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të Qeverisë.

Në pankarta që kanë mbajtur në duar shkruante:

“Qeveri më parë kur ishit në opozitë na thatë se kemi të drejtë, po sot!”,

“Ne nuk jemi të privatizuar, jemi të huazuar për 2+1 vite!” etj.