Aktuale

Protestuesi godet në befasi efektivin pas shpine, e rrëzon në tokë dhe largohet me vrap (Video)

Një tjetër moment përplasjesh është regjistruar gjatë protestës së zhvilluar në sheshin “Skëderbej” në Tiranë.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel shihet një protestues që i afrohet nga pas një efektivi policie dhe e godet në befasi.

Si pasojë e goditjes, efektivi humbet ekuilibrin dhe rrëzohet në tokë, ndërsa personi që e sulmon largohet menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja është regjistruar në një moment kur situata ishte tensionuar dhe protestuesit po ndiqeshin nga forcat e policisë.

Të Ngjashme