Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Shëndetësia

Pse hekuri është i nevojshëm për trupin tuaj

Pavarësisht raportit për eliminimin e mishit të kuq të përpunuar nga dieta ushqimore pasi rrezikojmë kancerin, nuk duhet të harrojmë se hekuri, që më së shumti gjendet tek mishi, është një mineral thelbësor për funksionimin e duhur të trupit.

Ai sigurohet ekskluzivisht nga ushqimi i cili mund të plotësojnë nevojat e përditshme për hekur.

Por cili është roli i hekurit?

Trupi i njeriut nuk është në gjendje të prodhojë hekur, pra ai duhet të sigurojë atë me anë të ushqimit.

Hekuri absorbohet nga zorrët gjatë tretjes dhe është i domosdoshëm për prodhimin e:

Hemoglobinës (pigment në qelizat e kuqe të gjakut që mbartin oksigjen e qelizave),

Mioglobinës (proteina e muskujve që ka aftësinë për të ruajtur oksigjenin) dhe

Enzimave të përfshira në frymëmarrje dhe sintezën e ADN-së.