Lajme

“Pse ju vjen turp nga protestuesit shqiptarë?” – Mustafa me mesazh të ashpër për Haradinajn e Ahmetin

Opinionisti Xhevat Mustafa ka reaguar ndaj qëndrimeve të Ramush Haradinajt dhe Ali Ahmetit lidhur me pjesëmarrjen e shqiptarëve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut në protestat e zhvilluara në Tiranë.

Përmes një postimi në Facebook, ai i ka kritikuar ashpër dy politikanët, duke mbështetur pjesëmarrjen e shqiptarëve në protesta dhe duke argumentuar se ato synojnë largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti, gjë që sipas tij do t’i shërbente interesave të Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve në rajon, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Ramush Haradinaj dhe Ali Ahmeti kundër pjesëmarrjes së shqiptarëve nga Kosova dhe MV në protestat e Tiranës?!

E përse jo, o Ramush Haradinaj dhe Ali Ahmeti? Përse ju vinka turp nga protestuesit SHQIPTARË e jo nga kjo marre që nxirrni  nga truri e nga gojët?

A janë shqiptarë protestuesit dhe a protestojnë për Shqipëri shumë më të mirë e shumë më shqiptare?

A protestojnë ata kundër Edi Ramës dhe politikës së tij vëllazërore me Vuçiçin dhe në dëm të shtetit të Kosovës? A jeni shqiptarë edhe ju që shpreheni kundër??? Apo doni Edi Ramën më shumë se Shqipërinë???!!!

Në fund të fundit, ata që protestojnë në Tiranë kanë si qëllim të parë largimin nga pushteti të Edi Ramës! Nëse ia arrijnë, njëherazi ndihmojnë Shqipërinë, Kosovën, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi e kudo në botë dhe dëmtojnë edhe Vuçiçin dhe Serbinë!

A e doni ju largimin nga pushteti në Tiranë të një njeriu, që me shumicën e vendimeve dhe të punëve si kryeministër e si qeveri, del pa vështirësi përfundimi se më shumë të mira i ka bërë Serbisë e Greqisë, pa e pas nevojën e ushtrisë, se sa Shqipërisë???

Të Ngjashme