Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar pasi në rrjetin social Facebook kishte publikuar një fotografi ku shfaqej me dy armë, një të gjatë në dorë dhe një të shkurtër në brez.
Sipas Policisë, mbi fotografi i dyshuari kishte vendosur edhe një mesazh me përmbajtje kërcënuese.
Pas raportimit të rastit, policia ka kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, por gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
Njoftimi:
-Vushtrri / 18.09.2026 – 09:18. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në rrjetin social Facebook kishte publikuar një fotografi me dy armë, një të gjatë në dorë dhe një të shkurtë në brez dhe mbi foto kishte shkruar një mesazh me përmbajtje kërcënuese. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit nuk është gjete asgjë e dyshuar. Gjatë intervistimit i dyshuari ka deklaruar se armët i kishte të inskenuara dhe nuk kanë qenë të vërteta. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë rregullt.
