Lajme

Punëtoria vjetore M2M, Maqedonci: Rikonfirmohet partneriteti me SHBA-në në fushën e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se është rikonfirmuar partneriteti i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes, duke theksuar rolin e rëndësishëm të Gardës Kombëtare të Iowa-s.

Pas punëtorisë vjetore M2M, të mbajtur në Kosovë, Maqedonci tha se përmes partneritetit me SHBA-në po punohet për ndërtimin e një Force të Sigurisë së Kosovës më të aftë, profesionale, moderne dhe të ndërveprueshme me partnerët.

Ai, përmes një postimi në Facebook, bëri të ditur se fokusi i Ministrisë së Mbrojtjes mbetet shndërrimi i planeve të përbashkëta në veprime konkrete, si dhe avancimi i mëtejmë i këtij partneriteti.

Bashkëpunimi ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Iowa-s është zhvilluar prej vitesh në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror, përfshirë trajnime dhe aktivitete të përbashkëta për rritjen e ndërveprueshmërisë dhe kapaciteteve profesionale.

Të Ngjashme