Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pushteti s’pranon të hetohen tenderët një-burimorë, dështon miratimi i komisionit hetimor

Ka dështuar themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat e prokurimeve të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë, në ministri dhe në ndërmarrje publike qendrore.

Në sallë ishin të pranishëm 63 deputetë, ndërsa në votim morën pjesë 26 përfshirë edhe Konjufcën që votoi pro themelimit të këtij komisioni.

“Vetëm 26 deputetë morën pjesë në votim, nuk kemi kuorum me vendos”, u shpreh Konjufca.

Ky dështim erdhi si pasojë e mungesës së kuorumit me deputetët e mazhorancës që nuk morën pjesë në votim.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ishte i vetmi deputet i shumicës që votoi pro themelimit të Komisionit Hetimor Parlamentar.