Lajme

Të akuzuarit për sulmin në “Iber Lepenc” deklarohen sërish të pafajshëm

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca e radhës ndaj të akzuzuarv, Jovan Viqentijeviq dhe Dragisha Viqentijeviq për sulmin në kanalin e “Ibër-Lepencit”i cili ndodhi në nëntor të vitit 2024, në fshatin Varagë të Zubin-Potokut.

Pas ndryshimeve në përbërjen e trupit gjykues, të akuzuarit janë deklaruar për akzuat, duke thënë se nuk ndihen fajtorë.

Sipas dosjes së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Jovan Viqentijeviq dyshohet se, së bashku me vëllain e tij, Dragisha Viqentijeviq, ka dëmtuar qëllimisht infrastrukturën e kanalit, duke përdorur eksploziv, me qëllim të kryerjes së veprës penale të terrorizmit.

Në këtë rast është i akuzuar edhe Igor Dimoviq, i cili nuk ndodhet në paraburgim. Ndërkaq, dy vëllezërit Viqentijeviq janë duke u mbajtur në paraburgim.

Shpërthimi në kanalin e “Ibër-Lepencit” ndodhi në nëntor të vitit 2024, ndërsa dyshohet se u përdorën rreth 20 kilogramë eksplozivë. Si pasojë, u shkaktuan dëme në infrastrukturën jetike të furnizimit me ujë, duke ngritur shqetësime për sigurinë e infrastrukturës kritike në Kosovë

Të Ngjashme