Jo vetëm në golin e shënuar, por edhe në mbulim, mbrojtësi i Shqipërisë, Stavro Pilo, tregoi nivel tepër të lartë te AEK ndaj Real Madrid, pavarësisht humbjes 2 – 3.
Lojtari shqiptar ishte mjaft i “zhdërvjellët” në linjën e majtë të prapavijës, me inkursione, dëshirë për të shtytur përpara dhe krijimin e një “muri” kur topin e kishte ekipi mik.
Në minutën e 75-të, Pilo befasoi Realin, duke shënuar golin e epërisisë momental te AEK, 2 – 1. Por festa te skuadra greke zgjati vetëm 3 minuta, pasi Mbappe barazojë 2 – 2, e ku Valverde në fund i dha triumfin me përmbysje “Galaktikëve”.
Në momentin që Mbappe shënoi, është kapur reagimi i Pilo, teksa u shfry me fazën në gjuhën shqipe: “Q***** motrën”, adresuar yllit të Real Madrid. Mediat greke, krahas videos, në trajtë ironike, pyesin nëse Mbappe ka motër apo jo.
