Lajme

Ekstradohen tre persona të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar, dy dërgohen në Maqedoninë e Veriut

Tre persona të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar janë ekstraduar më 5 nëntor 2026, në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe shteteve partnere, shkruan “Bota sot”.

Sipas njoftimit zyrtar, dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, me inicialet E.A. dhe F.B., janë ekstraduar nga Kosova drejt Maqedonisë së Veriut.

Ata kërkoheshin nga institucionet e drejtësisë së këtij shteti për vepra të ndryshme penale. Njëri prej tyre kërkohej për trafikim me narkotikë, ndërsa tjetri për vrasje.

Po ashtu, më 5 nëntor, nga Franca drejt Kosovës është ekstraduar shtetasi kosovar R.S., i cili kërkohej me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës.

Ai kërkohej për veprat penale të dhunimit, ngacmimit seksual dhe paraqitjes së rreme si zyrtar.

Ekstradimet u realizuan falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shteteve partnere, thuhet në njoftimin zyrtar.

Të Ngjashme