Ambasadori i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj, ka prezantuar gjeneralmajorin amerikan Christian Nawrat, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 10-vjetorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT) në Republikën e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Zemaj ka vlerësuar kontributin e gjeneralmajorit Nawrat në avancimin e bashkëpunimit ndërmjet NATO-s dhe Kosovës.
Nawrat, i cili më parë ka shërbyer si drejtor i NALT-it në Kosovë, aktualisht mban pozitën e zëvendëskomandantit për Integrim në Komandën e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë (USAREUR-AF).
Zemaj ka theksuar se është kënaqësi të prezantojë një personalitet të tillë ushtarak, i cili ka lënë gjurmë në zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe NATO-s.
Postim i plotë:
Në kuadër të muajit për shënimin e 10-vjetorit të NALT-it në Republikën e Kosovës.
Këto ditë kur shënojmë bashkëpunimin ndër vite, sot është kënaqësi të prezentoj një personalitet elitar ushtarak, i cili ka lënë gjurmë të rëndësishme në avancimin e bashkëpunimit ndërmjet NATO-s dhe Kosovës, ish-drejtorin e NALT-it, aktualisht zëvendëskomandant për Integrim në Komandën e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë (USAREUR-AF), gjeneralmajorin Christian Nawrat.
