Lajme

​Mesazh i Hashim Thaçit: Do të dalë i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi

Ekipi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, publikoi në faqen zyrtare të ish presidentit të Kosovës në Facebook një mesazh të tij, në gjashtëvjetorin e transferimit në Hagë.

“Dua t’ju shtrëngoj dorën secilit nga ju, t’ju përqafoj të gjithëve dhe t’ju siguroj se do të dalë me çdo qelizë time të pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi, që vazhdon me ju dhe për ju!”, thuhet në mesazh.

Mesazhi i HashimThaçit është shpërndarë në rrjetet sociale edhe nga djali i tij, Endrit Thaçi.

Të Ngjashme