Lajme

Ushtria izraelite arreston të paktën 45 palestinezë, mes tyre dy gazetarë, në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite arrestoi të paktën 45 palestinezë, përfshirë pesë gra dhe dy gazetarë, në bastisjet në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar të mërkurën, tha Shoqata e të Burgosurve Palestinezë.

Organizata tha në një deklaratë se shumica e arrestimeve u kryen në Nablus dhe Hebron, ndërsa të tjera në Qalqilya, Tulkarem dhe Bethlehem.

Midis të ndaluarve ishte edhe gazetari Hazem Nasser, i cili u arrestua përsëri vetëm dy javë pas lirimit të tij, shkruan Anadolu.

Në Jenin, forcat izraelite arrestuan dhe morën në pyetje disa palestinezë në vend përpara se t’i lironin, tha organizata.

Thuhet se trupat bastisin rregullisht shtëpitë dhe i mbajnë banorët për orë të tëra për t’i marrë në pyetje, duke kërcënuar familjet përpara se të lirojnë shumë prej të ndaluarve.

Organizata raportoi gjithashtu sulme fizike, vandalizëm dhe kushte të ashpra gjatë ndalimit dhe marrjes në pyetje.

Sipas organizatës, janë regjistruar më shumë se 26,000 arrestime në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar, përfshirë Jerusalemin Lindor, që kur Izraeli nisi luftën e tij gjenocidale në Rripin e Gazës në tetor 2023.

Të Ngjashme