Lajme

Sveçla: Diskutuam me Lituaninë për sfidat e përbashkëta të sigurisë

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, është takuar me zëvendësministren e Brendshme të Lituanisë, Ana Burkovskiene, me të cilën ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e sigurisë.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për ecurinë e marrëveshjeve ndërmjet dy ministrive, si dhe për mundësitë e zgjerimit të mëtejmë të bashkëpunimit.

Ai ka theksuar rëndësinë e kontributit të Lituanisë në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës, përmes pjesëmarrjes së trupave të saj ushtarake në misionin e KFOR-it.

Postim i plotë:

Me Zëvendësministren e Brendshme të Lituanisë, Ana Burkovskiene, diskutuam për ecurinë e marrëveshjeve ndërmjet dy ministrive tona dhe shprehëm gatishmërinë për ta thelluar e zgjeruar edhe më tej këtë bashkëpunim.

E falënderova për kontributin e Lituanisë në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës përmes pjesëmarrjes së trupave të saj ushtarake në KFOR. Theksuam se përballemi me sfida të përbashkëta të sigurisë dhe biseduam për mundësitë e bashkërendimit të përpjekjeve për t’i adresuar dhe tejkaluar ato.

Lituania mbetet një përkrahëse e palëkundur e Kosovës në rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian. Ajo do të marrë edhe Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian, duke krijuar mundësi të reja për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve tona

Të Ngjashme