Lajme

Gërvalla në darkën gala me partnerët evropianë, nesër merr pjesë në Forumin Ministror BE–Ballkani Perëndimor për Drejtësi

Ministrja Donika Gërvalla ka marrë pjesë në një darkë gala të organizuar me ftesë të Presidencës irlandeze të Këshillit të Bashkimit Evropian, ku të pranishëm ishin miq dhe partnerë evropianë.

Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla ka bërë të ditur se në këtë takim është theksuar rëndësia e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë dhe mbrojtjes së vlerave demokratike.

Ajo ka theksuar se reformat në drejtësi, luftimi i korrupsionit, llogaridhënia dhe sundimi i ligjit mbeten në qendër të angazhimit të përbashkët me partnerët evropianë.

Postim i plotë:

Në darkën gala, mes miqve dhe partnerëve tanë evropianë, me ftesë të Presidencës irlandeze të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Drejtësia nuk njeh kufij kur bëhet fjalë për vlerat që mbrojnë demokracinë. Reformat në drejtësi, lufta kundër korrupsionit, llogaridhënia dhe sundimi i ligjit janë në qendër të angazhimit tonë të përbashkët.

Nesër, këto tema do të jenë në fokus të takimeve dhe diskutimeve me partnerët tanë evropianë në Forumin Ministror BE–Ballkani Perëndimor për Drejtësi.

Të Ngjashme