Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Qalaj: Ka çarje të raporteve ndërmjet Osmanit e Kurtit

 
   

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj ka vlerësuar se ka krisje të raporteve ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani, pas pranimit të draft statutit të Asociacionit nga kryeministri, javën e kaluar në Bruksel.

Ai tha se kjo vërtetohet me faktin se Osmani nuk ka folur shumë për praninim e asociacionit nga Kurti.

“Vet fakti se presidentja tha s’e e kam lexuar draftin me detaje dhe nuk jam e sigurtë që a është në pajtim me kushtetutën apo jo, tregon se ekziston një lloj çarjeje mes presidentes dhe kryeministrit. Ajo është duke heshtur.

Nuk di sa ka qenë e involvuar në këtë lojë por qartas po shihet se ka një çarje të raporteve mes presidentes dhe kryeministrit.”, tha ai në DPT te Fidani.