Lajme

Një person gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, rasti cilësohet si vdekje e dyshimtë

Një person është gjetur pa shenja jete të premten në Mitrovicë të Jugut.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti është raportuar më 27 nëntor, rreth orës 14:26, nga një qytetar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Policia ka iniciuar rastin si “vdekje e dyshimtë”.

Të Ngjashme