Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Qeveria merr një vendim që lidhet me hyrjen në klube të natës

Qeveria e Kosovës ka marrë sot një vendim të ri që ka të bëj me rastet e fundit të vrasjeve nëpër lokale të natës.

Në mbledhjen e mbajtur sot, është marrë një vendim për miratimin e një projekt-udhëzimi administrativ për ndalimin e pjesëmarrjes së fëmijëve në klube të natës, shkruan lajmi.net.

Në lidhje me të ka folur zv/ministri i Brendshëm, Bardhyl Dobra.

“Fryma e këtij projekt – udhëzimi është mbrojtja më e mirë e fëmijëve duke ndërtuar mekanizma përgjegjës nëpërmjet caktimit të autoriteteve publike nga policia, shërbimet sociale deri te obligimet e prindërve, kujdestarëve, pronarëve të bizneseve dhe personave përgjegjës karshi marrjes së masave të nevojshme për ndalimin e pjesëmarrjes së fëmijëve në klubet e natës dhe ekspozimit të tyre në këto situata të papërshtatshme që mund të prekin jetën, dinjitetin dhe mirëqenien e fëmijëve…”, ka thënë Dobra.