Aktuale

Qeveria rrit tatimin për pagat mbi 670 mijë lekë në muaj, fashë e re me normë 32% nga 2027

Si pjesë e paketës fiskale për vitin 2027, qeveria ndërhyn tek tatimi mbi të ardhurat edhe nga punësimi.

Për herë të parë shtohet një fashë e re pagash që do të tatohet me 32%, dhe që janë të ardhurat mbi 8.04 milionë lekë në vit ose ata që kanë të ardhura nga punësimi 670 mijë lekë në muaj.

BËHET – Në nenin 24 bëhen këto ndryshime:

1. Pika 1 ndryshohet si më poshtë:

“1. Të ardhurat e tatueshme nga punësimi tatohen me normat progresive të mëposhtme:

Baza tatimore vjetore Norma tatimore

0 – 3 240 000 lekë 13%

3 240 001 – 8 040 000 lekë 23%

Mbi 8 040 000 lekë 32%

ËSHTË- Neni 24

Norma tatimore

1. Të ardhurat e tatueshme nga punësimi tatohen me normat progresive të mëposhtme:

Baza tatimore vjetore Norma tatimore

0 – 2 040 000 lekë 13%

Mbi 2 040 000 lekë 23%

Të Ngjashme