Lajme

QIKA kërkon zotim publik nga partitë kundër varfërisë menstruale

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA) u ka dërguar sot të gjitha partive politike kërkesë për nënshkrimin e një zotimi publik kundër varfërisë menstruale.

Përmes këtij zotimi, partitë angazhohen që gjatë legjislaturës së ardhshme të mbështesin politika që sigurojnë qasje të barabartë në produkte menstruale dhe trajtimin e tyre si produkte esenciale, e jo luks.

Po ashtu, QIKA kërkon që partitë, në rast se bëhen pjesë e qeverisë së ardhshme, të angazhohen për largimin e TVSH-së prej 18 për qind nga produktet menstruale.

Sipas QIKA-s, ky zotim mbështetet në Kushtetutën e Kosovës, Ligjin për Barazi Gjinore dhe detyrimet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe vajzave.

Nga organizata u bë thirrje për hapa konkretë  kundër, siç u tha, diskriminimit të institucionalizuar që prek gratë dhe vajzat në Kosovë, duke theksuar se produktet menstruale nuk janë luks.

Të Ngjashme