Lajme

QSU përmbyll vlerësimin praktik “Qielli i Shqiponjave 2026”

Qendra për Studime Universitare (QSU) ka përmbyllur me sukses vlerësimin praktik për vitin akademik 2025/2026, të titulluar “Qielli i Shqiponjave 2026”.

Gjatë nëntë ditëve të angazhimit intensiv në rajonin e Gjakovës, kadetët zhvilluan operacione luftarake në nivel togu dhe kompanie, duke vënë në zbatim në terren njohuritë teorike dhe praktike të fituara gjatë vitit akademik.

Vlerësimi praktik përfshiu planifikimin dhe ekzekutimin e operacioneve luftarake, zbatimin e drilleve të betejës, koordinimin ndërmjet njësive si dhe vendimmarrjen në kushte dinamike. Këto aktivitete synuan forcimin e aftësive udhëheqëse, disiplinës dhe frymës ekipore të kadetëve.

Sipas organizatorëve, ushtrimi shërbeu si një test gjithëpërfshirës i përgatitjes profesionale të kadetëve, duke dëshmuar gatishmërinë e tyre për të përballuar sfidat operacionale dhe për të zbatuar standardet më të larta të trajnimit ushtarak.

Të Ngjashme