Lajme

Rama: Evropa gaboi që ia la SHBA-së dialogun me Rusinë

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar qasjen e Bashkimit Evropian ndaj luftës në Ukrainë dhe marrëdhënieve me Rusinë, duke deklaruar se Evropa ka bërë një gabim strategjik duke ia deleguar Shteteve të Bashkuara rolin kryesor në dialogun me Moskën.

Sipas kryeministrit Rama, nuk është puna e tij t’i japë leksione Estonisë për marrëdhëniet me Rusinë, por BE-ja, një fuqi e madhe në skenën botërore, nuk duhet ta lërë pas dore diplomacinë.

“Duke ia lënë bisedën me Rusinë Shteteve të Bashkuara, Evropa po heq dorë gjithashtu nga pozicioni i saj në botë”, tha Ramam raporton RTSH.

Në një intervistë për median estoneze Postimees gjatë konferencës Lennart Meri Conference, Rama theksoi se BE-ja po ecën shumë ngadalë në vendimmarrje dhe se një union më i madh nuk mund të funksionojë me të drejtën e vetos për çdo shtet anëtar.

Ai përsëriti bindjen se Shqipëria mund të bëhet pjesë e BE-së deri në vitin 2030, duke argumentuar se lufta në Ukrainë ka përshpejtuar procesin e zgjerimit të unionit.

Të Ngjashme