Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rama në Serbi, pritet takimi me presidentin serb Vuçiq

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Serbi ku edhe do të takohet me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, në kuadër të turit Ballkanit rreth Procesit të Berlinit.

Kjo vizitë në Serbi, vjen pas përfundimit të takimeve në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Mal të Zi.

Takimi është i paraparë të mbahet në orën 19:30 në pallatin ‘Mir’ në Beograd.

Ndërkohë pritet që kryeministri Rama dhe presidenti serb Vuçiç të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp rreth orës 20:00.